E ëma feston ditëlindjen, Arbana i bën urimin më të bukur publikisht

Xing

E Premte 14 Shkurt 2020, 12:12 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Përpos një moderatore e suksesshme, Arbana Osmani është edhe shumë e përkushtuar ndaj familjes së saj dhe njerëzve më të dashur. Ajo na ka treguar shpeshherë se ka një marrëdhënie të veçantë me të ëmën të cilën e konsideron shoqe të ngushtë.

Sot e ëma e Arbanës feston ditëlindjen dhe moderatorja ka postuar disa foto ku e uron me fjalët më të ëmbla.

Arbana e quan të ëmën me përkëdheli Tuta dhe urimin e ka shoqëruar me disa foto nga momentet e tyre së bashku.

Gëzuar ditëlindjen Tuta ime e bukur
Ti sjell kaq shumë gëzim

Ti je shoqja ime më e mirë
Gati të pimë verë edhe pse ti e urren
Gjithmonë ia del me modën
Dhe me petullat
Të dua
Dhe shpresoj një ditë Joni të më dojë sa gjysma e asaj që të dua unë ty