Tragjike/ Shpërthen bombola e gazit në Bulqizë, humbin jetën 3 persona

Xing

E Premte 14 Shkurt 2020, 12:12 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Një tragjedi ka nodhur në një familje në Bulqizë, ku si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi kanë humbur jetën 3 persona dhe është plagosur një tjetër. Ngjarja ka ndodhur në Ostren të Madh të Bulqizës.

"BalkanWeb" raporton se personi i plagosur është në gjendje të rëndë.

Deri më tani nuk dihet identiteti i personave që kanë humbur jetën si dhe atij që është plagosur. Detaje të tjera pritet të dalin në dritë.