Me rastin e Shën Valentinit, Bieta dhe Albani urojnë me foton duke u puthur

Xing

E Enjte 13 Shkurt 2020, 23:11 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Bieta dhe Albani janë padyshim një nga çiftet më të dashur të publikut e që kanë një familje shumë të bukur. Së fundmi ata ndërmorën një udhëtim në Malin e Tomorrit, nga ku Bieta postoi plot foto teksa argëtoheshin.

Meqënëse sot festohet Dita e të Dashuruarve, Shën Valentini, Bieta vendosi të urojë me një foto tjetër shumë të veçantë.

Çifti shfaqet duke u puthur në buzë dhe Bieta shkruan se për Shën Valentin, ja lejon vetes foto të tilla, duke qenë se gjithmonë është treguar e rezervuar për jetën personale.

Albani e Bieta kanë marrë komplimenta të shumta nga ndjekësit të cilët e përgëzojnë çiftin për raportin e bukur që kanë.