Rama debat me gazetaren në emision: Do ta mbyllësh kur flas unë

Xing

E Enjte 13 Shkurt 2020, 22:10 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Kryeministri Edi Rama është i ftuar mbrëmjen e sotme në "Opinon" dhe gjatë emisionit është përplasur me gazetaren Klodiana Lala e cila i ka kërkuar 'llogari' Ramës për foton me biznesmenin Ardian Çapja. 

Rama: Qenke komplet tap topi. 

Fevziu: O Klodi mos i jep tani opinion se të mban deri nesër

Rama: E para punës zonjë mësohu njëherë meqë je e fushës dhe meqë pretendon që flet për kushtetutën dhe ligjet, kur më drejtohesh mua...

Lala: Nuk pretendoj zoti Kryeministër, kam shkollimin përkatës

Rama: E di sa kam parë unë me shkollë. Vajta një ditë në një restorant dhe më erdhi një kamarier...

Lala: Kjo është strategji, po na jep një përgjigje

Rama: Po ça strategjie, më lër të flas 

Edi Rama: Ti do ta mbyllësh gojën kur të flas unë

Fevziu: O Klodi mos i ndërhy se merret me ty dhe iku koha

Rama - Lalës: Ke 10 minuta që flet përçart... Do ta mbyllësh gojën kur flas unë. Kur ti flet, unë e mbyll gojën, por deri në një pikë se ti paske problem me frenat.