Baba për herë të tretë, Enrique Iglesias tregon portretin e vogëlushes së porsalindur

Xing

E Enjte 13 Shkurt 2020, 21:09 / Kategoria Showbiz nga Bota /  Read in English

Këngëtari i njohur Enrique Iglesias dhe tenistja Anna Kournikova së fundmi u bënë prindër për herë të tretë. Çifti kanë mirëpritur në jetë një vajzë dhe lajmin e bukur e bëri të ditur vëllai i këngëtarit, Julio Iglesias Jr.

Ditën e sotme Enrique ka treguar për herë të parë portretin e vogëlushes së porsalindur duke postuar një foto ku shfaqet duke e mbajtur në duar.

"Drita e diellit tim", shkruan këngëtari 44-vjeçar krah fotos. Ndërsa edhe bashkëshortja e tij, Anna Kournikova ka publikuar dy foto pas lindjes ku në njërën Enrique shfaqet duke e puthur.

Çifti janë prindër edhe të dy binjakëve.