E para u dështoi, 14-VIP-at shqiptarë që gjetën lumturinë në martesën e dytë

Xing

E Shtunë 8 Shkurt 2020, 20:08 / Kategoria XingFeed /  Read in English

Sipas një studimi 45% e martesave të para janë të destinuara të dështojnë. Kush nuk bën pjesë në këtë përqindje, është me fat. Ndërsa të tjerët e kanë gjetur lumturinë në martesën e dytë.”Çiftet nuk shkojnë drejt martesës së dytë pa u menduar mirë, por peshojnë mirë të mirat e të këqijat”, thotë studimi. Sigurisht ky fenomen ndodh edhe mes VIP-ave dhe të shumtë janë ata që janë martuar dy herë e të cilët “Xing.al” jua sjell më poshtë.

Tuna dhe Rilind

Tuna – Këngëtarja u martua në vitin 2010 me biznesmenin Rilind Reka, një martesë që bëri bujë në media e që dyshja e festuan me një dasmë madhështore.

Mirëpo vetëm 1 vit më pas, Tuna dhe Rilindi u ndanë dhe vetë këngëtarja në një intervistë deklaroi se ata të dy kishin shumë mospajtime.

Tuna dhe Patris

Në janar të vitit 2017 Tuna u martua sërish por këtë herë dasma e saj me Patris Berishën u organizua sekret. Këngëtarja zgjodhi të mos bënte bujë me martesën e dytë dhe gjithçka u zbulua nga mediat. Sot Tuna ka krijuar familjen e saj të lumtur me Patrisin dhe janë prindër të një djali.

Alban Dudushi dhe Nigda Dako

Alban Dudushi – Moderatori vite më parë ka qenë i martuar me aktoren Nigda Dako me të cilën ka një vajzë. Albani dhe Nigda u ndanë pas 8 vitesh martesë.

Albani, Bieta, Joelle dhe Kroi

Sot moderatori është i martuar me Bieta Sulon, gjithashtu moderatore. Nga martesa e tyre ata sollën në jetë një djalë i cili është 3 vjeç.

Silva Baltadori dhe Heijneman

Silva Baltadori – Edhe sipërmarrësja e njohur Silva Baltadori është martuar dy herë. Ndonëse nuk dihet shumë për martesën e saj të parë, martesën e dytë Silva e deklaroi publikisht. Ajo u martua së fundmi me inxhinierin hollandez Heijneman dhe është shprehur se ndihet shumë e lumtur krah tij.

Valoni dhe Elena

Valon Behrami – Futbollisti shqiptar u nda nga bashkëshortja e tij e parë Elena Bonzanni në shkurt të vitit të kaluar pas 12 vitesh bashkë. Dyshja kanë dy vajza nga martesa e tyre.

Valoni dhe Lara

Pak muaj më vonë, Behrami u martua për herë të dytë, me skiatoren zvicerane Lara Gut, transmeton Xing.al.

Gena dhe Lorena

Gena – Këngëtari shumë i dashur për publikun, Gena është martuar dy herë gjithashtu. Martesa e tij e parë ka ndodhur shumë vite më parë dhe nga ajo martesë Gena ka dy vajza. Sot këngëtari është i martuar me Lorenën, me të cilën ka 10 vite dhe siç kanë treguar në intervista, kanë rënë në dashuri me shikim të parë.

Edi Rama dhe Matilda Makoçi

Edi Rama – Martesa e parë e kryeministrit ka qenë me aktoren e mirënjohur Matilda Makoçin. Aktorja bukuroshe ja rrëmbeu zemrën Ramës në kohën kur ishte pedagog në Akademinë e Arteve dhe piktor i njohur. Fryt i dashurisë së tyre është Gregori. Rama dhe Makoçi u ndanë në vitin 1991.

Edi Rama dhe Linda

Në vitin 2010 Rama deklaroi se do martohej për herë të dytë, këtë herë me Linda Bashën. Dasma e Ramës dhe Lindës me 500 të ftuar ishte kryefjala e mediave asokohe. Rama dhe Linda kanë një djalë me emrin Zaho.

Fatos Nano dhe Rexhina

Fatos Nano – U martua në moshën 24-vjeçare me Rexhina Fatollin të cilën e njohu në gjimnaz. Pas 27 vitesh martesë çifti u divorcua në vitin 2001.

Fatos Nano dhe Xhoana

Nano u martua sërish në vitin 2002 me Xhoana Nanon. Nga martesa e parë Nano ka dy fëmijë, Sokolin dhe Edenë ndërsa nga martesa e dytë një djalë, Klajdin, transmeton Xing.al

Kastro dhe Jola

Kastro Zizo – Martesa e parë e Kastros ka qenë me Jola Parapanin me të cilën ka një djalë, Dankanin. Çifti i dhanë fund martesës së tyre në vitin 2010 për shkak se Kastros iu publikuan disa foto ku shfaqej duke kërcyer me një brune.

Kastro dhe Erleta

Martesa e dytë e këngëtarit ishte me Erleta Hotin me të cilën ka një vajzë.

Kastro dhe Sara

Tani Kastro është i lidhur me një vajzë me emrin Sara e cila do ta bëjë baba për herë të tretë artistin. Çifti janë shumë të lumtur bashkë, por kanë preferuar lidhjen e tyre ta jetojnë larg syrit të publikut.

Inva Mula dhe Pirro Çako

Inva Mula – Martesa e parë e sopranos ka qenë me këngëtarin Pirro Çako, martesë nga e cila ata kanë një djalë. Inva dhe Pirro u ndanë në vitin 2009, një ndarje që bëri bujë asokohe.

Inva Mula dhe Ethem Ramadani

10 vite më parë, sopranoja u martua për herë të dytë me biznesmenin e njohur Ethem Ramadani. Inva dhe Ethemi kanë një vajzë nga martesa e tyre, transmeton Xing.al

Ilva Tare dhe Eduard Selami

Eduard Selami dhe Ilva Tare– Ish-kryetari i PD-së, Eduard Selami ka qenë i martuar vite më parë me ish-Miss-in Pegi Vreto. Nga martesa e tyre ata kanë tre fëmijë.

Po ashtu edhe Ilva Tare ka qenë e martuar me jordanezin Majd Nuri Shafiq. Në vitin 2008 Ilva u nda nga bashkëshorti. Sot Eduardi dhe Ilva janë të martuar dhe prindër të dy fëmijëve.

Edona Lalloshi dhe Gazmend Fejzullahu

Edona Llalloshi- Këngëtarja e njohur nga Kosova ka qenë vite më parë e martuar, por kjo martesë nuk funksionoi dhe Edona deklaroi ndarjen. Në vitin 2010 Edona u shfaq në publik me bashkëshortin e ri, Gazmend Fejzullahun. Çifti janë prindër të dy fëmijëve.

Jehona Sopi dhe Lavdim Kushtova

Jehona Sopi – Këngëtarja dikur ka qenë e martuar me vëllain e Teuta Selimit, Agronin. Mirëpo kjo martesë shkoi drejt divorcit. Jehona prej vitesh tashmë është e martuar me Lavdim Koshutovën dhe kanë një vajzë.

Nera dhe Sabri Fejzullahu

Sabri Fejzullahu – Përpara martesës me bashkëshorten e disa viteve e që është e njohur për publikun, Nerën, Sabriu ka qenë i martuar me një tjetër grua, identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur. Sabriu është shprehur se ndarja nga gruaja e parë ka qenë shpëtim. Sabriu ka dy fëmijë me gruan e parë dhe dy fëmijë me gruan e dytë, Nerën.

Rudina dhe Aleksi

Rudina Dembacaj - Artistja u nda nga bashkëshorti i saj Aleks vitin e kaluar. Tani Rudina është në një lidhje me ish-deputetin Mark Frroku dhe është shprehur se është e dashuruar kokë e këmbë.

Rudina dhe Marku

Madje Rudina ka treguar se në të ardhmen do e shohim sërish nuse pasi çifti mendon edhe martesën./Xing.al