Mediat italiane vendosin nota në Sanremo, ja si u vlerësuan Alketa dhe Georgina

Xing

E Premte 7 Shkurt 2020, 23:11 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Moderatorja shqiptare, Alketa Vejsiu dhe e dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez ishin prezantueset e natës së tretë të festivalit prestigjioz të Sanremos. Të dyja prezantueset tërhoqën vëmendjen, por duhet thënë se Alketa vërtet e pushtoi skenën me të folurën e saj elokuente që la pa fjalë edhe Amadeusin.

Dy prezantueset u komentuan edhe për veshjet e tyre dhe një prej mediave italiane u ka vendosur nga një notë për look-un.

"Ilgazettino.it", i ka vendosur notën 5 Alketës dhe e ka komentuar kështu: "Ajo zbret shkallët në fjalët “ëndrrat janë dëshira”. Ajo do të dëshironte të ishte një Hirushe magjepsëse, në vend që të kishte veshur diçka ndryshe dhe mundësisht më pak Big Babol. Jo, jo dhe jo. Ndryshimi i dytë, nga ana tjetër, është paksa alla “Pretty Woman”. Sidoqoftë, është më mirë".

Por edhe Georginën e kanë vlerësuar me notë të ulët 6.5 dhe madje veshjen e saj e kanë cilësuar banale. "Veshja e parë është një fustan i zakonshëm, me shkëlqim, me dekolte të hapur. Me pak fjalë banale. Ndoshta në Spanjë është në modë kështu, por shpresojmë ata që zgjodhën këtë look të bëjnë një kurs për modën sa më shpejt. Situata u përmirësua pak me veshjen e tangos. Gjithashtu veshja e tretë ishte mirë, një fustan i gjatë i gjithi i bardhë", shkruan "Ilgazettino.it".