3 Maj 2017, 19:54

E dinit që ky lloj sutienash zbulon nëse keni kancer gjiri?

XING

E dinit që ky lloj sutienash zbulon nëse keni kancer gjiri?

Një student 18-vjeçar nga Meksika zuri vendin e parë në "Çmimin Global të Sipërmarrjes së Studentëve" (GSEA) këtë fundjavë. Ai u vlerësua për krijimin e tij të "EVA"-s, një sutienë inteligjente që mund të ndihmojë në zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

E dinit që ky lloj sutienash zbulon nëse keni kancer gjiri?

Julian Rios Cantu tha se ishte i frymëzuar nga betejat e nënës së tij me këtë lloj kanceri, derisa ne fund i kishte hequr të dy gjinjtë. Sutiena që krijoi ai, së bashku me tre miq të kompanisë së tij "Higia Technologies", është e pajisur me rreth 200 biosensorë që përcaktojnë sipërfaqen e gjirit dhe monitorojnë temperaturën, formën dhe peshën. Ai tha gjithashtu, se pajisja ishte konceptuar kryesisht për gratë me predispozitë gjenetike ndaj kësaj sëmundjeje. "Pse një sutienë? Sepse na lejon të kemi gjinjtë në të njëjtin pozicion dhe nuk duhet të vishen më shumë se një orë në javë", tha ai në një intervistë me "El Universal".

E dinit që ky lloj sutienash zbulon nëse keni kancer gjiri?

Rios Cantu, një student i inxhinierisë nga Monterrey, shpjegoi se biosensorët, duke qenë mbi sipërfaqen e gjirit, mund të përcaktojnë përcjellshmërinë termike nga zona specifike. Ai tha se "EVA" është një rrjet biosensorësh që mbulon gjirin e gruas, merr të dhënat e temperaturës, i analizon ato dhe dërgon informacionin në një aplikacion ose në ndonjë kompjuter. "Sa më e lartë të jetë temperatura në zona të caktuara, aq më i madh është qarkullimi i gjakut në atë zonë", shtoi Cantu. Ai fitoi plot 20 mijë dollarë, duke mundur 13 pretendentë të tjerë.

E dinit që ky lloj sutienash zbulon nëse keni kancer gjiri?