'Po i shkruajte më Elgitit tim do të kap prej flokësh', nxehet Klea Huta: Dalim tek për tek

Xing

E Martë 14 Janar 2020, 15:03 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Elgit Doda dhe Klea Huta prej tre vitesh tashmë janë në një lidhje dashurie dhe hera herës nuk ngurrojnë të bëjnë dedikime për njëri-tjetrin.

Së fundmi ka qenë Elgiti që ka postuar një foto ku shumë romantike ku shfaqet duke i puthur dorën Kleas.

"Oo të dua", i komenton Klea dhe në komente ka nisur 'debati' mes saj dhe Rezart Veleshnjës. Aktori i ka shkrirë të gjithë së qeshuri duke i thënë Kleas të mos i shkruajë Elgitit. "Të pashë më ty t'i shkruash Elgtit tim do të të kap për flokësh more vesh, mora thuaj", komenton Rezarti.

Ndërsa Klea iu përgjigj: "S’më kishte rastisur të më dilnin kaq hapur ndonjëherë. Por meqë e kërkon me ngulm atëherë dalim edhe tek për tek se kam problem".