'Ai është naiv, e kanë shfrytëzuar', Iva Aliko tregon si reagoi pas arrestimit të Zogut

Xing

E Martë 14 Janar 2020, 13:01 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Modelja e njohur, Iva Aliko ishte e ftuar në emisionin "Shqipëria live", ku foli për herë të parë në ekran lidhur me arrestimin e Hermes Nikajt, i njohur si Zogu i Tiranës.

“U zgjova në mëngjes dhe marr vesh portalet, mediat dhe përjetova një shok, nuk e prisja. U trondita sepse në bazë të shkrimeve… kanë qenë të papranueshme shkrimet që janë shkruar në portale, nuk e merrja me mend kurrë që do përfshihej Zogu në ato lloj shkrimesh. Nuk e njoh për një njeri të tillë. Jo vetëm unë, por të gjithë ata që e njohin personalisht, kanë një mendim me mua, e njohin si një person me humor, pak naiv, në kuptimin e mirë të fjalës, që i besonte gjithkujt, një person shumë pozitiv", u shpreh Iva.

E pyetur nëse mendon se Zogu mund të jetë shfrytëzuar, ajo iu përgjigj: “Pikërisht, ndaj mendoj se mund të jetë edhe aty. Mendoj se Hermesi është i shfrytëzuar. Rrinte me gjithkënd dhe ndoshta prandaj mendoj që është viktimë.”

Përgjatë bisedës, modelja u pyet nëse e njihte ose jo grupin shoqëror të Hermesit. “Nga larg po dhe nuk kam qenë asnjëherë dakord, bile gjithmonë “i kam bërtitur” te kjo pjesë. Nuk më pëlqen [grupi shoqëror], nuk më pëlqente, nuk ishin…”, tha modelja.

E pyetur nëse ishin “njerëz të dyshimtë, jo të mirë”, Aliko u përgjigj: “Pak a shumë po, prandaj preka edhe pjesën e naivitetit të Zogut. Nuk dinte me kë shoqërohej, shoqërohej me gjithkënd.”