Arbana hoqi dorë, zbulohet kush do e prezantojë 'Big Brother Albania 10'

Xing

E Diel 12 Janar 2020, 17:05 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

"Big Brother" do të rikthehet këtë vit në ekranin e "Top Channel", por nuk do të jetë Arbana prezantuesja. Vetë moderatorja u shpreh pak kohë më parë se është në dilemë për këtë format. "Unë kam dilemat e mia për rikthimin e formatit dhe realizimin e tij me standartet e dikurshme", tha Arbana.

Sot po përflitet se prezantuese e "Big Brother 10" do të jetë pikërisht Luana Vjollca. Moderatorja mbrëmjen e djeshme në "Shiko kush luan" deklaroi se do rikthehet shumë shpejt në ekran, brenda 1 muaji. Kaq ka mjaftuar që të ngjallen dyshimet se Luana do të prezantojë "Big Brother".

Kjo nuk është hera e parë që Luana përflitet për prezantimin e spektaklit të njohur pasi edhe dy vite më parë emri i saj ishte ndër më të komentuarit në media.