Rudina bëri publike lidhjen me Mark Frrokun, reagon ish-bashkëshorti

Xing

E Martë 7 Janar 2020, 12:12 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Jeta private e Rudina Dembacajt ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit. Pasi pranoi publikisht ndarjen nga Aleksi, Rudina mbrëmjen e djeshme konfirmoi lidhjen e re me ish-deputetin Mark Frroku, lidhje e cila prej kohësh përflitej në media. Moderatorja publikoi tre foto krah Frrokut dhe shkruante: "E di qe e donit te gjithe, por e kam per vete...ekskluziven. Per te gjithe ju dashamires dhe jo, e dua si partner ne jete dhe ne biznes... Vit te mbare, me shume dashuri Mark dhe Rudi!"

Por si ka reaguar ish-bashkëshorti pas këtij postimi? Aleksi ka postuar në Instastory një shprehje ku shkruhet: "Një ditë do them le të shkojë gjithçka në djall dhe do lë djajtë ta luajnë lojën".

Kujtojmë që Rudina dhe Aleksi janë prindër të një vajze me emrin Viktoria ndaj të cilës janë shumë të përkushtuar.