Showbizz Shqiptar, 15 Dhjetor 2019, 13:34

Ermal Peçi tregon si e ftoi Vera live në 'Dance with me' dhe marrëdhënien me Evën

XING

Ermal Peçi tregon si e ftoi Vera live në 'Dance with me'

Pjesë e kastit të këtij edicioni të "Dance with me", është edhe moderatori i njohur, Ermal Peçi që më herët e shihnim në "In TV" me emisionin "Trokit". Në një intervistë për "Panorama plus", Ermali ka treguar se ftesa për të marrë pjesë në "Dance with me" i ka ardhur teksa ndodhej live në ekran.

Ermal Peçi tregon si e ftoi Vera live në 'Dance with me'

"Telefonata e Vera Grabockës ndodhi teksa unë isha live në ekran. Ndërsa programi vijonte, intuita më dërgoi te spektakli, është ftesa e dytë që marr nga produksioni, e mendoj se ky ishte moment ideal për të provuar veten në një tjetër disiplinë. Si e ke parë veten përgjatë këtyre javëve në këtë spektakël? Java e parë, provat, tango… ishin emocione. Kërcimi më ka joshur gjithmonë, por skena është magji më vete. I hyra me kokë dedikimit që javën e parë. Sfidoj veten me çdo gjini kërcimi, aq sa shpesh më thonë: Ore, shumë seriozisht e more (qesh). Ndërkohë unë u përgjigjem: Po e shijoj aq shumë", tregoi Ermali.

Ermal Peçi tregon si e ftoi Vera live në 'Dance with me'

I pyetur për marrëdhënien me Eva Muratin, partneren e tij në kërcim, Ermali u shpreh: "Një marrëdhënie që i ka të gjitha ngjyrat. Unë Evën e njihja në raporte pune, jo kërcimi. Në arenën e kërcimit ndodh gjithçka, kulmi është në mbrëmjen live. Fakti që kemi punuar bashkë më bëri të ndihesha mirë që do ishim bashkë. Duke qenë se emrat e konkurrentëve mbahen surprizë mund të ndodhte të kishe edhe dikë tjetër, të cilën e njeh më pak. Ndodhi e kundërta".

Ermal Peçi tregon si e ftoi Vera live në 'Dance with me'

I pyetur nëse do e fitojë ai spektaklin, Ermali u përgjigj: "Surprizë për këtë edicion ishim ne që prekëm në “Dance ëith me” për herë të parë kercimin. A do fitoj unë? Mendoj se e kam fituar, për aq kohë sa kënaqësia që kam marrë mbrapsht është maksimale".

Burimi: Panorama plus