8 Dhjetor 2019, 20:03

Fifi admits that the song is dedicated to the person of the heart, Ardit Gjebrea: I know?

Fifi pranon se këngën ia ka kushtuar personit të zemrës, Ardit Gjebrea: E njoh unë?

XING

Fifi pranon se këngën ia ka kushtuar personit të zemrës,

Fifi ka pranuar sot në "Post Kënga Magjike", se këngën "Marova" me të cilën konkurroi këtë vit dhe fitoi vendin e dytë, e kishte dedikim. 

"Lum ai me të cilin Fifi është e dashuruar, se është dikush apo jo?", e pyeti Arditi këngëtaren e cila konfirmoi se është dikush të cilit i dedikohet kënga. 

"Kush je ti more?", pyeti Arditi. "Mund të ishte, më ka shtyrë të bëj këto perla", u përgjigj Fifi.

"E njoh unë?", e pyeti Arditi ndërsa përgjigja e këngëtares ishte "Ndoshta" duke mos dashur të zbulojë më shumë.