8 Dhjetor 2019, 19:44

Will Make a Name: 'I Love Tropoja' Movie Trailer

Do bëjë namin: Del traileri i filmit ‘I love Tropoja’

XING

Do bëjë namin: Del traileri i filmit ‘I love Tropoja’

Pas suksesit të "2 gisht mjaltë", Ermal Mamaqi është gati për të thyer një tjetër rekord me filmin "I love Tropoja". Filmi pritet të pushtojë kinematë në 2020 dhe vjen me një kast të jashtëzakonshëm aktorësh si Ermal Mamaqi, Arjola Demiri, Mariana Kondi, Bruno Shllaku, Behar Mera, Pranvera Veizi, Bujar Asqeriu, Jul Deda, Irgen Çela e shumë të tjerë.

Ditën e sotme Ermali ka publikuar trailerin e shumëpritur, nga i cili kuptojmë se ky film do jetë super komik, me skena aksion, skena të nxehta dhe gjithçka tjetër që mezi po presim t'i zbulojmë kur "I love Tropoja" të dalë në kinema.

Filmi me regji të Ermal Mamaqit dhe skenar të Klaudia Brahimajt, Ermal Mamaqit e Besnik Mustafait do të transmetohet në datë 29 Janar 2020. Premiera e filmit do të mbahet në Pallatin e Kongreseve ku dhe do të vazhdojë të jepet për dy javë rrjesht dhe do të jetë padyshim eventi më i madh i vitit.