5 Dhjetor 2019, 18:29

Lost family in ruins, Dienna's father speaks with tears: Here's what he told me before he died

Humbi familjen në rrënoja, flet me lot në sy i ati i Dienës: Ja çfarë më tha para se të vdiste

XING

Humbi familjen në rrënoja, flet me lot në sy i ati i Dienës:

Nga tërmeti shkatërrues i 26 Nëntorit, oficeri i policisë Ajet Meçja, humbi të shoqen, Rozën, të bijën Dienën dhe mbesën, vogëlushen 8 vjeçare, Eiselën. Gjashtë ditë pas ngjarjes tragjike, Ajeti ka shkuar përpara pallatit 6 katësh te Kryqi i Kuq në Durrës, ku ai banonte me bashkëshorten. Godina është shkatërruar tërësisht por oficeri mundi të dilte i gjallë, duke humbur tre femrat më të shtrenjta të jetës së tij, të cilat fatkeqësisht nuk ia dolën dot.

“Përse nuk mbeta dhe unë brenda”?, është shprehur Ajeti. Ai ka treguar se e bija, sapo kishte dëgjuar lëkundjet e para të tërmetit, e kishte telefonuar duke i thënë se po shkonte për të fjetur te godina e tyre. “Diena më mori dhe tha po vij te ju, sepse ndihem më e sigurt”, tregon Ajeti.

Po ashtu ai ka rrëfyer se Diena prej vitesh po e vuante shumë humbjen e të shoqit e megjithatë së fundmi sapo kishte filluar të merrte veten.  “Dori ishte një njeri i jashtëzakonshëm. Piktor I talentuar. Një djalë që e plotësonte Dienen. Ishte dr amë e madhe vdekja e tij për ne. Vajza e vuajti shumë humbjen e tij, por kishte nisur pak e nga pak ta merrte veten. Ne ishim gjithmonë pranë saj”.

Ajeti ka treguar për kamerat, fjalët e fundit që i ka thënë e bija poshtë rrënojave. “Diena më foli. Më kërkoi ndihmë. E pyeta po vajza si është: më tha e kam në gjoks. Por mamin nuk e shoh, më tha”, ka kujtuar mes lotësh oficeri, i cili ka bërë çmos që t’i shpëtonte ama e kishte të pamundur.

Ai e ka vizituar sërish pallatin pasi ndjen se dhimbja po e mbyt dhe duke parë nga afër rrënojat, i zgjohen kujtimet.

Burimi: Ballkan.web