Humbi 7 të afërm, Evi Reçi mban fjalimin prekës në emision: ‘Asgjë s’vlen sa jeta’

Xing

E Hënë 2 Dhjetor 2019, 20:08 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur Evi Reçi, gjatë tërmetit që tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 Nëntorit, humbi shtatë nga të afërmit e saj. Fatkeqësisht familja e xhaxhait të saj u shua nën rrënoja, Eduard Reçi së bashku me të shoqen, Dolorën dhe dy fëmijët, Klausin dhe Kristin. Po ashtu Evi humbi dhe shoqen e saj të fëmijërisë, Dienën së bashku me të bijën 8 vjeçare Eiselën dhe mamane e saj, Rozen.           

‘Të pranosh të papranueshmen’, kjo i ka ndodhur dhe Evit, e cila pavarësisht të gjithave, po mundohet të tregohet e fortë, pasi të tilla raste të mësojnë se asgjë nuk ka më shumë rëndësi se jeta. Ajo ka publikuar në profilin e saj të Instagramit, një video të shkëputur nga emisioni ‘Vizioni i pasdites’ në të cilën Evi ka mbajtur një fjalim prekës për të afërmit e humbur dhe në fund ka përcjellë mesazhin se bashkë jemi më të fortë se kurrë.   

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Asgje nuk me shume rendesi se sa jeta. Sot, me te forte se kurre.

A post shared by EVI RECI (@evireci) on

Shtepi ne shitje