Tërmeti iu mori kujtimet, 10 vjeçari emocionon gazetarin me kërkesën

Xing

E Hënë 2 Dhjetor 2019, 16:04 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Tërmeti shkatërrues i 26 Nëntorit, mori me vete shumë viktima, shumë kujtime që njerëzit i kishin ndërtuar ndër vite, kujtime që nuk janë më as në fotografi, vetëm në mendje. Gazetari Enrik Mehmeti, ka publikuar së fundmi në profilin e tij të Instagramit, një foto pranë një vogëlushi 10 vjeçar nga Thumana, të cilit fatkeqësisht i kanë mbetur vetëm rrënoja nga shtëpia e tij.

Teksa gazetari bënte foto në terren, vogëlushi i ka kërkuar t’i bëjë dhe atij një foto duke qenë se nuk ka më asnjë të tillë.

‘Do më bësh dhe mua një foto se skam më asnjë?’- ishte kërkesa e 10 vjeçarit nga Thumana i cili po qëndronte me të atin kur po realizoja foto, mes gërmadhave të pallateve që i morën jetën shumë njerëzve.’ Jo vetëm do të bëj sa foto të duash madje do dal dhe unë me ty sepse të gjithë jemi krenar për ju’. Pasi i bëra disa foto i kalova kolegut të Rai-it telefonin për të më fotografuar me heroin e vogël… Nën ato rrënoja nuk u varrosën vetëm jetët e shumë njerëzve por edhe shumë kujtime të banorëve të tjerë që mbijetuan… Banorët e prekur nga tërmeti kanë nevojë jo vetëm për anën materiale që është kryesorja por edhe për ngrohtësinë për të kapërcyer këtë dhimbje…Një fjalë të ngrohtë minimalisht, mund ta thotë gjithkush…”, ka shkruar Enrik Mehmeti krahas fotos së postuar në Instagram.

Shtepi ne shitje