2 Dhjetor 2019, 10:07

Albanian makeup artist Mario donates his most valuable thing to earthquake victims

Grimieri shqiptar, Mario dhuron gjënë e tij më me vlerë për të prekurit nga tërmeti

XING

Grimieri shqiptar, Mario dhuron gjënë e tij më me vlerë

Grimieri shqiptar, Mario i cili njihet edhe si grimieri i Kim Kardashianit, ka vendosur të dhurojë gjënë e tij më me vlerë, për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit. Mario ka dhuruar varësen me shqiponjë që e kishte blerë pas shumë viteve punë.

"Bizhuteria e parë që i kam dhuruar vetes. I kam dhuruar bizhuteri të tjerëve shumë herë, por kurrë vetes time. Një ditë po ecja me vëllain dhe babain në një qendër tregtare për të gjetur një pallto dhe pashë këtë varëse që shkëlqente përmes xhamit. Vëllai më tha të hyja brenda dhe ta shihja. Unë thashë jo, por ai më shtyu dhe më tha: 'Vëlla ke punuar fort që kur ishe 12 vjeç dhe nuk i ke blerë kurrë vetes bizhuteri. Duhet ta marrësh këtë'. Unë i thashë jo edhe pse kisha dëshirë ta merrja sepse e meritoja. Të gjitha fitimet nga kjo varëse do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti. Unë mendoj se qëllimi im është ta duash veten dhe të trajtosh veten në mënyrë të barabartë, si dhe ti të tjerët. Jeta është e bukur dhe jam shumë i lumtur që fillova ta jetoj", shkruan Mario.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MAKEUP BY MARIO (@makeupbymario) on