7 vjeçari që humbi të afërmit i bën dhuratë, përlotet Edi Rama

Xing

E Shtunë 30 Nëntor 2019, 22:10 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Shumë të lënduar nga tërmeti i 26 Nëntorit, janë shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë. Mes tyre janë dhe dy fëmijë, përkatësisht të moshave 7 dhe 10 vjeç, Aurel Lala dhe Alesio Cakoni.

Sipas minstres së Shëndetësisë, dy fëmijët kishin kërkuar që kryeministrin t'i takonte dhe Rama nuk kishte hezituar të shkonte për t'i mbështetur pas traumës së përjetuar. Vogëlushet ende nuk janë në dijeni se kanë humbur personat e tyre të afërt. Alesio ka humbur babanë dhe motrën. 10 vjeçari është hedhur nga kati i pestë për të shpëtuar dhe sot falë Zotit është mirë. Nga ana tjetër, Aurel Lala ka humbur motrën. Historitë e tyre e kanë përlotur kryeministrin.

Biseda e kryeministrit Edi Rama me Aurel Lalën
Edi Rama: Ti më kërkoje mua, po përse me doje?
Aurel Lala: Doja të shikoja nga afër
Edi Rama: Si të dukem nga afër? Si gogol?
Aurel Lala: Jo!
Edi Rama: Ku ka tërmet që të mposht ty, ti je si pallat. Loz basketboll ti?
Aurel Lala: Po! Basketbolli dhe futbolli, por për futbollin e kam topin
Edi Rama: Më thanë se është një cun që të kërkon, nuk del nga spitali po nuk erdhi Edi Rama, do të rrish edhe nesër në spital.
Babai: Ky është tifoz i Juventusit.
Aurel Lala i bën dhuratë kryeministrit një çokollatë
Edi Rama: Rrofsh, do ta takohemi sërish bashkë. Por Facebook-un do ta mbyll. Ti nuk duhet të merresh me Facebook se e bën njeriun budalla, ishalla shpëtoj unë. Ti duhet libra dhe sport. Këtë (cokollatën) do ta mbaj kujtim në kryeministri prej teje, kur të vish do ta shikosh.

Shtepi ne shitje