Me 5 soleta sipër, detaji që e mbajti gjallë Klajdi Qaton nën rrënoja

Xing

E Enjte 28 Nëntor 2019, 20:08 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

E marta e 26 Nëntorit ishte për Shqipërinë një tragjedi që nuk do të harrohet. Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë la pas shumë viktima. Fatmirësisht ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin dhe të mbijetuar nën rrënoja. Një ndër to është Klajdi Qato.

Efektivët e forcave zjarrfikëse të ftuar në studion e ‘Historia ime’ kanë rrëfyer me detaje operacionin e shpëtimit të tij. Ato kanë komunikuar për 7 orë me të riun derisa më në fund kanë arritur ta nxjerrin të gjallë nga rrënojat.

“Kam komunikuar me Klajdin për më shumë se 7 orë. I preka këmbët. Isha i lodhur pushoja nën rrënoja. Kur pushoja unë, më pyeste: A do punoni prapë? I thoja që po, i thosha: Po pushoj pak, pusho edhe ti se në hotel je. I jepja kurajo. Kur dolli më në fund na e shpërbleu. Nuk mendoja asgjë në ato momete, vetëm Klajdin. Ishte një taksixhi aty që ka bërë një punë të mrekullueshme. Kemi qënë sipër rrënojave dhe dëgjuam më pas zërin e tij, me orientim hapëm rrënojat me dorë e ça mundëm. Po ecnim nën rrënoja diku 7 metra. Kur arritëm afër Klajdit, ai ishte nën krevat. Atje nuk mendon kujdes, menduam vetëm Klajdin. Në ato momente nuk e mendojmë jetën. Na pyeste gjithë kohës, kishte shumë fuqi na ka ndihmuar edhe ai. Kur doli u çua direkt. Doli në këmbë. Ai ka pasur 5 soleta sipër,”-thanë efektivët e zjarrfikëses.

Shtepi ne shitje