Për ju që banoni në kate të larta, ja çfarë duhet të bëni në rast tërmeti

Xing

E Enjte 28 Nëntor 2019, 17:05 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Tërmeti shkakton panik te të gjithë njerëzit, ndonëse duhet të mundohemi ta marrim sa më shtruar se ky panik mund të jetë i gjithi në dëmin tonë. Paniku është akoma më i madh te njerëzit që banojnë në katet e larta të një ndërtese pasi nuk dinë se cfarë duhet bërë në të tilla raste, në duhet vrapuar për të dalë jashtë apo për t’u vetëstrehuar në vend. Më poshtë po ju sjellim një listë me 6 pika se pse është më mirë që në raste tërmeti, të mos ecim ose vrapojmë për të dalë nga ndërtesa ku ndodhemi:

1) Ecja/Vrapimi gjatë një tërmeti janë me rrezik. Kati ku ndodheni dhe toka janë në lëvizje. Studimet në Japoni kanë treguar se lëvizja në të tilla raste rrit ndjeshëm shanset e lëndimit.

2) Mbështjellja me ndonjë material të qëndrueshëm është e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga gjërat që bien, të cilat janë burimi kryesor i dëmtimeve gjatë një tërmeti.

3) Kur ndjeni lëkundjen e parë të tërmetit ju nuk e dini sa i madh është apo sa do të zgjasë. Pra, nëse doni të largoheni, ju po ndërmerrni rrezikun e të rrëzuarit dhe të goditurit nga objektet që bien. Analiza e rrezikut / shpërblimit në të tilla raste pothuajse gjithmonë favorizon strehimin në vend.

4) Tërmetet nuk zgjasin aq gjatë. Sa shpejt mund të largoheni ju nga ndërtesa juaj kur dyshemeja dhe shkallët po lëvizin në mënyrë të paparashikueshme dhe gjërat po bien mbi ju? Shanset janë që ju nuk mund ta bëni këtë gjatë një tërmeti të vetëm.

5) Objektet/mbeturinat bien dhe jashtë. Pra, nuk është e mjaftueshme që thjesht të largoheni nga ndërtesa. Ju duhet të largoheni nga ndërtesa juaj dhe çdo ndërtesë tjetër aty pranë. Materialet që bien, si prej tulle apo qelqi, mund të vrasin njerëz jashtë ndërtesave gjatë tërmetit.

6) Nëse ndërtesa shkatërrohet, pjesët e forta të mobiljeve ose vaska mund t’iu ofrojnë një hapësirë për t’u strehuar derisa ekipet e shpëtimit të vijnë t’iu gjejnë. Nëse përpiqeni të ecni, do të jeni të pambrojtur kundrejt këtyre rreziqeve.

Burimi: Kelly Martin, gjeofizikant detar- Gazeta 'Forbes'

Shtepi ne shitje