‘I gjetëm të përqafuara’, Mirela Milori përlotet nga rrëfimi i zjarrëfikësit

Xing

E Enjte 28 Nëntor 2019, 16:04 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Moderatorja e emisionit “Historia ime” është përlotur teksa një nga zjarrfikësit ka treguar në studio sesi i ka gjetur viktimat nën rrënoja. Zjarrëfikësi Arben Cara tregoi se mes viktimave kanë qenë edhe të afërmit e tij.

“Pas shumë orë kërkimesh arritëm të gjenim trupat e familjes sonë Cara dhe pamë që ata ishin munduar të dilnin nga hyrja e pallatit dhe vajza 18-vjeçare e kemi gjetur të përqafuar, fëmijën e kishte vënë nën vete për ta mbrojtur. Çfarë të shikoje, janë skena shumë të rënda”, tregoi Arben Cara dhe pas këtij rrëfimi Mirela u përlot.

“Familja ime është nxjerrë nga rrënojat e fundit pasi kemi bërë evakuimin e trupave të tjerë. Për ne janë të gjithë njësoj”, u shpreh zjarrëfikësi.

“Është një dhimbje që nuk e mbulojmë dot duke bërë sikur jemi të fortë. Na dhemb shpirti”, tha moderatorja dhe vendosi të transmetonte publicitet mes emocioneve dhe loteve.\xing.al

Shtepi ne shitje