Jo vetëm kolegë, Elvana tregon çfarë e lidh me Besin dhe nuk e paskemi ditur

Xing

E Premte 15 Nëntor 2019, 16:04 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Përsa i përket Showbizit shqiptar, këngëtarja Elvana Gjata dhe aktori Bes Kallaku, janë dy emra shumë të dëgjuar e të pëlqyer nga publiku. Teksa Elvana bën namin me këngët e saj, Besi është në prag të publikimit të filmit të tij më të ri, të titulluar ‘Falco’.

Filmi pritet të dalë në kinema me datë 20 Nëntor dhe është pasqyrim i realitetit shqiptar, shoqëruar me nota komike. Aktori ka marrë urime nga shumë kolegë  të cilat i kanë uruar sa më shumë sukses, mes të cilëve dhe këngëtarja Elvana Gjata.

Elvana e ka uruar publikisht në Instastory dhe ka zbuluar një detaj të rëndësishëm nga marrëdhënia e tyre. Dyshja qenkan miq të vjetër madje kanë qenë së bashku me një kurs. “Suksese o shoku kursit në filmin tënd të parë. Bekime.”-ka shkruar ajo.

Shtepi ne shitje