Këngëtarja e njohur shkëputet nga muzika: Do i përkushtohem familjes

Xing

E Enjte 14 Nëntor 2019, 16:04 / Kategoria Showbiz nga Bota /  Read in English

Këngëtarja e njohur, Pink ka vendosur të bëjë një pushim nga muzika për t'ju përkushtuar familjes. Lajmin e dha vetë këngëtarja e njohur për stilin e saj ekstravagant, në një intervistë për "Entertainment Tonight".

"U bënë dy vite e gjysmë me turneun muzikor dhe Willow është rikthyer në shkollë tani. Ndërsa Jameson do të jetë parashkollor së shpejti. Ky është viti i familjes", u shpreh Pink.

Këngëtarja tregoi se do ja lërë rradhën bashkëshortit për t'u marrë me karrierën e tij.

"Carey ka shumë gjëra për të bërë gjithashtu. Ai më mbështet shumë. Më ndjek rrotull botës dhe tani është radha e tij", shtoi Pink.

Këngëtarja parakaloi në tapetin e kuq të "Country Music Associatiom Awards" me familjen.

Shtepi ne shitje