Krah 'Nihanit' në serialin e ri, 'Omeri' bën ndryshimin drastik në pamje

Xing

E Enjte 14 Nëntor 2019, 11:11 / Kategoria Showbiz nga Bota /  Read in English

Aktori Engin Akyurek u bë shumë i njohur në Shqipëri vite më parë kur në TV Klan u transmetua seriali "Diamante dhe dashuri". Engin luante rolin e "Omerit", një komisar që dashurohet me Elifin. 

Prej kohësh aktori e kishte lënë pas dore aktrimin duke u përqëndruar në shkrimin e librit të tij, por së fundmi ka vendosur të rikthehet. Siç e kemi bërë të ditur dhe më parë, Engin Akyurek do luajë përkrah aktores Neslihan Atagul e njohur si "Nihan".

Seriali do mbajë titullin "Vajza e ambasadorit" dhe për rolin e tij, Enginit i është dashur të ndryshojë pamjen. Aktori nuk i ka më flokët e gjatë dhe mjekrën që e karakterizonte. 

Së fundmi janë publikuar disa pamje nga xhirimet e serialit dhe Engin duket shumë ndryshe me këtë look ndërsa Neslihan shfaqet e thjeshtë, përshtatur me rolin e saj.

Shtepi ne shitje