U tha se la burrin për boksierin muskuloz, reagon Dajana Shabani: ‘Nuk jam pa karakter’

Xing

E Martë 12 Nëntor 2019, 22:10 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Moderatorja e njohur Dajana Shabani është prej kohësh në një histori dashurie me boksierin Kamer Maloku ndonëse janë përfolur shpesh për një ndarje të mundshme. Që nga momenti kur Dajana e bëri publike lidhjen, ajo është komentuar shumë në media dhe shpesh ka rënë pre e kritikave të ndryshme.



Në media kanë qarkulluar fjalë se moderatorja i ka dhënë fund martesës së mëparshme, nga e cila ka dhe një vajzë, për boksierin muskuloz. Këto fjalë nuk janë pritur aspak mirë nga Dajana e cila ka vendosur të reagojë për t'ua mbyllur gojën të gjithëve.

Ajo ka sqaruar se nuk është pa karakter sa të prishë familjen e saj për një mashkull tjetër. "Nuk kam lënë burrin për një tjetër, se nuk jam aq pa karakter sa të prish familjen për pasion”, ka shkruar Dajana.

Shtepi ne shitje