'M'fal po s'kam kohë', Leonora Poloska tregon historinë e veçantë si u njoh me bashkëshortin

Xing

E Shtunë 9 Nëntor 2019, 12:12 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Leonora Poloska, këngëtarja e cila dikur sillte vetëm hite, i ka munguar publikut prej 7 vitesh. Leonora vendosi të bëjë pushim për një kohë të gjatë dhe u fokusua tek jeta private. Këngëtarja u martua me kompozitorin Andin Randobrava dhe u bë nënë e një vajze.

Së fundmi Leonora u rikthye në muzikë duke publikuar pak javë më parë këngën "S'ishte fat" dhe gjithashtu i është rikthyer daljeve në emisione. Ajo ishte e ftuar në emisionin "Mirage" ku tregoi shkaqet e këtij pushimi kaq të gjatë në muzikë dhe foli gjithashtu edhe për jetën private e martesën me Andinin.

"Kisha nevojë për pushim, ndihesha si robot, po bëja gjëra të njëjta. Kisha nevojë të shkëputesha nga muzika", tha Leonora.

Gjatë kësaj shkëputjeje nga muzika, Leonora u njoh me bashkëshortin e saj, kompozitorin Andin Randobrava dhe në intervistën për "Mirage", ajo tregoi momentin e parë kur u takuan.

"Me Andinin jemi njohur para 5 vitesh. Unë në fakt e njihja edhe më përpara si kompozitor, por kurrë s'kemi folur. Kur më ka thirrur për një koncert, unë 'fluturoja' nga mendtë, se të merr ajo euforia e famës. Kur më thirri për një koncert, unë i thashë 'M'fal s'kam kohë se jam shumë e zënë!'. Mirëpo zëri i tij më kishte mbetur në vesh se kishte zë shumë karakteristik. Pas shumë vitesh prapë u njohëm. Dikush më ka thënë: Si s'ju takoi Zoti më herët! Unë them më mirë që ndodhi në këtë periudhë sepse të dy kemi pasur shumë angazhime. Jemi më të pjekur dhe nuk shkoi keq", tregoi Leonora./Xing.al

Këshilla për Marketingun
Shtepi ne shitje