Baba për herë të tretë, Kastro Zizo zbulon gjininë e fëmijës që do vijë në jetë

Xing

E Shtunë 9 Nëntor 2019, 10:10 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Kastro Zizo po bëhet baba për herë të tretë dhe lajmin e bukur këngëtari e zbuloi javën e kaluar kur prezantoi këngën e tij "Pema e jetës" me të cilën do konkurrojë në "Kënga Magjike". Atë ditë Kastro u shpreh se ende nuk e di nëse fëmija është djalë apo vajzë, por mesa duket këtë javë e ka mësuar.

Mbrëmjen e djeshme në emisionin e tij "Late night show", Kastro kishte të ftuar gazetaren Genta Hodo e cila e uroi që do bëhet baba për herë të tretë. "Po, po pres dhe një fëmijë", tha Kastro dhe zbuloi se dje ka mësuar gjininë e fëmijës.

"Mora vesh dje që e kam çun", tha Kastro i lumtur./Xing.al

Këshilla për Marketingun
Shtepi ne shitje