Elvana Gjata zbulon pamjet nga klipi i ri dhe fansat mbetën gojëhapur

Xing

E Premte 8 Nëntor 2019, 20:08 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Elvana Gjata ishte shumë aktive këtë verë me këngë e koncerte. "Fustani", "A m'don" dhe "Meine liebe" bënë namin, mirëpo Elvana nuk do e mbyllë këtë vit pa sjellë edhe një tjetër këngë.

Këngëtarja ka zbuluar sot se po përgatit videoklipin e ri dhe ka postuar disa foto ku tregon pamjet e saj në këtë klip.

Elvana shfaqet e veshur me të zeza lëkurë, stil modern e që tregon se do sjellë një këngë ritmike.

Këngëtarja nuk e ka bërë ende të ditur kur do publikohet videoklipi, por fansat po presin me padurim.

Këshilla për Marketingun
Shtepi ne shitje