'E ndihmova kur ishte papunë', producenti i njohur thumbon Eva Muratin

Xing

E Premte 8 Nëntor 2019, 17:05 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

I ftuar ditën e sotme në emisionin "Vizioni i Pasdites", ishte producenti i njohur, Eduart Deda. Eduarti foli për karrierën e tij disa vjeçare dhe imazhet që ka promovuar në ekran, si në Miss Universe Albania, edhe në emisione. Gjatë intervistës, Eduarti u ndal edhe tek emisioni "Vip Zone" të cilin dikur e prezantonte Eva Murati.

"Beson që ke qenë ti ai që e ka ndihmuar Evën?", e pyeti Evi Reçi. Eduarti u përgjigj se ka ndihmuar Evën dhe shumë personazhe të tjerë, mirëpo sot sipas tij nuk i janë mirënjohës.

"Unë jo vetëm Evën, por ka shumë personazhe që kemi sjellë apo iu kemi dhënë një dimension tjetër në ekran, si në Miss Universe apo dhe covera të revistës sepse në atë kohë t'i dilje në një cover dhe merrje tjetër vëmendje. Pasi u largua nga Agon Channel, Eva ishte pa punë kur unë e kam thirrur për këtë program që ishte Miss Universe dhe Vip Zone. Më kujtohen ato momentet e para të Evës ato pasiguritë e saj dhe sot kur e shoh jam shumë i lumtur për të që ia ka dalë", u shpreh Eduarti.

I pyetur nëse personazhet publikë i janë mirënjohës, producenti u përgjigj: "Kur i kam ballë për ballë, po! Kur janë ballë për ballë duket sikur kanë një farë mirënjohjeje, por pastaj po të dëgjojmë apo të shikojmë reagime të tjera nuk duket po ç'rëndësi ka kjo...", përfundoi ai.

Këshilla për Marketingun
Shtepi ne shitje