7 Nëntor 2019, 23:37

Electricity stops, 85-year-old stranded in elevator

Ndërpritet energjia elektrike, 85 vjeçari bllokohet në ashensor

XING

Ndërpritet energjia elektrike, 85 vjeçari bllokohet në ashensor

Një 85 vjeçar është bllokuar brenda ashensorit të një pallati. Shkas është bërë ndërprerja e energjisë elektrike.

Ndërpritet energjia elektrike, 85 vjeçari bllokohet në ashensor

Forcat e policisë dhe zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të nxjerrë të moshuarin nga ashensori i ndaluar mes dy kateve.

Ndërpritet energjia elektrike, 85 vjeçari bllokohet në ashensor

Banorët e pallatit kanë treguar se një gjë e tillë ndodh sa herë shkëputen dritat dhe se kavot e ashensorit janë të amortizuara. Po ashtu kanë rrëfyer se pallati nuk ka ashensor. Emisioni "Stop" në Tv Klan ka zbuluar pamje nga incidenti.

Qytetari: Sot është bllokuar ashensori, nuk ka administrator. Ashensorët tunden dhe shkunden. Poshtë garazhdet janë mbushur komplet me ujë. Kavot e ashensorit janë të prishura komplet. Prandaj, ju lutem na ndihmoni!

Qytetari 2: Në kohën, kur u fikën dritat, zbrita me cupën dhe kur shikoj një zhurmë binte bam-bam. I zura katet me radhë dhe nuk e gjeja dot, se ishte në mes të 2 kateve. Kështu që, lajmëro policinë. Kam marrë edhe 112 dhe 129, nuk më kanë dalë mua.

Gruaja: Nuk t’u përgjigjën?

Qytetari: Kemi 10 muaj, që nuk kemi as administrator, por njëkohësisht, nuk është bërë as riparimi.