O të bëj krushk o plas: 8 çifte shqiptare VIP që do bënin namin po të lidheshin

Xing

E Enjte 7 Nëntor 2019, 22:10 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Jeta private e VIP-ave është ajo që komentohet më së shumti në media e rrjete sociale dhe publiku ka gjithnjë kuriozitet të dijë për këtë pjesë. Kemi raste të shumta në showbizin shqiptar që dy personazhe të njohur janë lidhur me njëri-tjetrin, por ne të “Xing.al” sot krijuam çifte të reja. Bazuar në disa karakteristika, pamë që këto VIP-a do shkonin shumë me njëri-tjetrin dhe ju ftojmë edhe ju në fund të këtij artikulli të votoni për çiftin që do donit të shihnit bashkë.

Enca dhe Capital T: Ne mendojmë se Enca dhe Capital T shkojnë shumë bashkë pasi të dy janë superseksi. Djemtë çmenden pas Encës dhe vajzat çmenden pas Capitalit. Imagjinoni tani çfarë çifti do krijonin! Për më tepër shenjat e tyre të horoskopit, Enca – Peshore dhe Capitali – Peshqit shkojnë shumë me njëri-tjetrin dhe i marrin lidhjet e tyre seriozisht.

Roza Lati dhe Kastro Zizo: Kjo do ishte lidhja më ‘fun’ dhe ‘crazy’ e showbizit. Si Roza, edhe Kastro njihen për tipin e tyre të drejtpërdrejtë e që flasin pa dorashka. Një çift i tillë do i sillte shumë energji ekranit e me siguri do bënin bujë së bashku.

Bleona dhe Blerim Destani: E kush më mirë se një mashkull i pashëm, hijerëndë, i veshur nga koka tek këmbët me firma, do i shkonte Divës sonë, Bleona Qeretit? Si Blerimi, edhe Bleona janë shumë diskret kur vjen puna tek jeta private dhe imagjinoni tani se ç’do të ndodhte po të lidheshin: Me zor do merrnim vesh ndonjë gjë për ta!

Tayna dhe Majk: Zgjodhëm t’i bënim çift pikërisht sepse kanë të njëjtin stil: Edhe repojnë, por edhe këndojnë. Ky do të ishte një çift skenash, do bënin namin me koncerte e bashkëpunime. Gjithashtu të dy janë shumë të pashëm.

Greta Koçi dhe Stine: Ne mendojmë se Greta Koçi dhe Stine shkojnë shumë bashkë për vetë faktin se janë shumë romantik. Kjo kuptohet nga tekstet e këngëve të tyre plot ndjenjë. Me siguri nëse do ishin çift, Stine do i dedikonte këngë Gretës dhe ne do rrinim gjithë ditën duke e dëgjuar.

Oriola Marashi dhe Albi Nako: Duke qenë se në intervistën e tij të fundit Albi deklaroi se është beqar ne e futëm në këtë listë dhe mendojmë se koreografi shkon shumë me Oriola Marashin. Oriola ka një trup perfekt dhe Albi mund t’i mësonte baletin. Kështu do krijonin një super çift në skenë.

Kejvina dhe Noizy: Noizy vitet e fundit e ka ruajtur hermetike jetën private, por nuk kanë munguar rastet kur e kemi parë krah femrave të bukura. Prandaj një femër bjonde, superseksi si Kejvina do shkonte shumë krah reperit. Madje nëse kjo lidhje do bëhej realitet, Kejvinën do e shihnim në klipet e reperit. Pse jo, Noizy mund t’i kushtonte edhe ndonjë këngë që padyshim do kthehej në hit.

Dafina Zeqiri dhe Flori Mumajesi: Në pamje të parë duken shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Flori tip romantik, Dafina një gangstere e vërtetë. Por kot nuk thonë të kundërtat tërhiqen! Dafina dhe Flori do shkonin shumë bashkë pasi do shihnim një çift ndryshe, një çift që do ishin në qendër të vëmendjes çdo ditë. Edhe pse Flori e ruan hermetike jetën private, këtë pjesë do e kompensonte Dafina e cila është më aktive në rrjete sociale dhe nuk do mungonin fotot.

Si ju duken çiftet që kishim përzgjedhur? Votoni në sondazhin e mëposhtëm çiftin që dëshironi t’i shihni bashkë. 

Shënim: Presim që të paktën një nga këta çifte të lidhen me të vërtet bashkë. Njëri prej tyre do i dërgojë këtë artikull tjetrit e kështu do nisë biseda mes tyre e do lidhen. Ne si gjithmonë, këtu jemi, gjithë sy e veshë!

 
Këshilla për Marketingun
Shtepi ne shitje