Burri i thotë 'Jam gej' pas 6 vitesh martesë, gruaja e padit

Xing

E Martë 5 Nëntor 2019, 17:05 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Pas 6 vitesh martesë, një bashkëshort ka vendosur t'i tregojë gruas të vërtetën duke i thënë se është gej. Ngjarja ka ndodhur në Afrikën e Jugut dhe "Mirror" bën të ditur se gruaja e ka paditur bashkëshortin.

Ajo ka kërkuar një dëmshpërblim prej 450 mijë paundësh, 255 mijë paund për dhimbjen emocionale dhe 204 mijë paund për humbjen e të ardhurave.

Gruaja ka treguar se në 6 vite martesë nuk kishte pasur asnjë dyshim.

Përpara se të kurorëzoheshin në martesë, burri identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur i kishte thënë se ishte 'straight' dhe se donte të kishte fëmijë me të.

Këshilla për Marketingun
Shtepi ne shitje