'Dhëmbë kalbura', Noizy e ofendoi, reagon Dasara Karaiskaj

Xing

E Hënë 4 Nëntor 2019, 16:04 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Ditën e sotme Noizy e nisi ditën me disa postime që i drejtoheshin moderatores Dasara Karaiskajt. Reperi publikoi në Instastory foto të Dasarës duke qeshur dhe komentonte dhëmbët e moderatores. "Kush është kjo dhëmbë kalbura. Repi në Shqipëri ka ardh në 2008-2009", shkruante Noizy.

Pas këtij postimi, Dasara ka reaguar duke postuar një shprehje nga Dritëro Agolli që thotë: "Ta kesh mik të prish punë, ta kesh armik të ha munë".

Konflikti mes Noizyt dhe Dasarës ka nisur kohë më parë kur moderatorja komentoi veprimin e reperit në një club në Tiranë ku hodhi një tufë me para.

"I turpshëm, injorant, prepotent, arrogant, fyes", ishin fjalët me të cilat Dasara përshkruante reperin.