Plas sherri: Zerka tha se nuk e meriton famën, Samanta reagon ashpër ndaj tij dhe Ronelës

Xing

E Diel 3 Nëntor 2019, 13:01 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Një veprim i Young Zerkas i ftuar mbrëmjen e djeshme në "Shiko kush luan", ka hapur sherr mes tij dhe Samanta Karavellës. Gjatë lojës "Paintball", Zerka për çdo pyetje të bërë ai duhet të zgjidhte një ndër VIP-at. Kur u pyet se cili nga artistët nuk e meriton famën që ka, Zerka zgjodhi foton e Samanta Karavellas.

Pas këtij veprimi, Samanta ka reaguar me dy postime në Instastory duke përmendur edhe Ronelën.

"O Koçi nuk të shkojnë ar mët ty. Karaoket i bëje më mirë dikur në koncertet e mia", shkruan Samanta.

Në foton tjetër këngëtarja shkruan: "Eh pra, pas një buri (pa rr) të suksesshëm fshihet një grua si e jotja".

Kujtojmë që prej vitesh Samanta dhe Ronela nuk flasin edhe pse dikur ishin mikesha të ngushtë. Nuk dihet ende shkaku i sherrit mes tyre.

Këshilla për Marketingun
Shtepi ne shitje