Plas keq në 'Hell's kitchen', Renato i bërtet, konkurrenti gjuan me shkelm dhe shan

Xing

E Shtunë 2 Nëntor 2019, 15:03 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Një konkurrent nuk i ka duruar të bërtiturat e Renatos gjatë "Hell's kitchen" dhe është nevrikosur. Shefi i kuzhinës po kontrollonte picat e përgatitura nga Sokoli dhe Ledjoni dhe i tha se ato ishin të papjekura.

"Picë e papjekur? E kontrollove?", e pyeti Renato Sokolin dhe kur nuk mori një përgjigje bërtiti: "E kontrollove picën?". 

"Picë e papjekur", tha Renato dhe e hodhi në dysheme. Sokoli u nevrikos, gjuajti me shkelm dhe u largua duke sharë.

"Zhduku nga kuzhina, zhduku mos të shikoj fare, dil përjashta", i bërtiti Renato. 

"Nuk ishte e papjekur, e pranoj që brumi ishte pak i trashë, por nuk ishte e papjekur", tha Sokoli.

Këshilla për Marketingun
Shtepi ne shitje