Sherre brenda fisit: Këta 14 VIP-a shqiptarë nuk flasin me familjarët e tyre

Xing

E Shtunë 2 Nëntor 2019, 12:12 / Kategoria XingFeed /  Read in English

Ndodh që brenda fisit apo familjes të ndodhin shpesh sherre. Çdokush ka në fis dikë me të cilin nuk ka folur apo ende nuk flet apo dy njerëz brenda fisit që nuk flasin. Edhe VIP-at shqiptar ashtu si të gjithë kanë pasur raste të tilla.

Një nga rastet më të bujshme ishte sherri i Robert Berishës me kunatën e tij Tunën. Madje nga ky sherr u tha se Roberti nuk flet as me vëllain e tij Patrisin. Nga sherri, shkaku i të cilit nuk dihej, Roberti e Patrisi nuk shkuan as në ditëlindjet e mbesës e nipit të tyre. Roberti nuk shkoi në ditëlindjen e Tianit dhe as Patrisi në atë të Renees. As sot e kësaj dite Roberti nuk i ka marrëdhëniet e mira me Tunën dhe kjo ka ndikuar edhe në marrëdhënien mes vëllezërve.

Por edhe vetë dy kunatat, Nora dhe Tuna nuk flisnin me njëra-tjetrën. Dikur dy këngëtaret ishin shoqe të ngushta dhe i shihje shpesh bashkë, por një zënkë për arsye që nuk dihen, bëri që të mos flisnin më me njëra-tjetrën. Së fundmi Nora dhe Tuna u pajtuan sërish e madje u fotografuan bashkë nga paparacët.

Një tjetër rast që u komentua shumë në media ishte sherri mes dy kushërirave Anxhelinës dhe Beatrixit. U tha se shkak i këtij sherri ishte bërë Beatrixi e cila i ka kërkuar mikut të ngushtë të Anxhelinës, Arielit që ta ndihmonte të bënte karrierë në SHBA.

Anxhelinës nuk i ka pëlqyer kjo gjë dhe dy kushërirat janë zënë. Pas disa muajsh që përflitej për zënkën mes tyre, Anxhelina dhe Beatrixi së fundmi u pajtuan.

Ermal Meta, këngëtari me origjinë shqiptare ka pasur probleme me të atin. Ermali deklaroi vitin e kaluar se i ati e ka dh.unuar dhe këngën “Non mi avete fatto niente” ia ka kushtuar atij. Pas deklaratave të të birit, i ati shkroi një letër ku shprehej se nuk e ka dh.unuar asnjëherë dhe kërkonte ta takonte. Çfarë ka ndodhur më pas nuk dihet pasi Ermali vendosi të mos flasë më lidhur me këtë çështje.

Edhe stilisti i njohur Niko Komani ka pasur probleme me të atin. Në një intervistë në vitin 2016 në emisionin “Vizioni i pasdites”, Niko ka treguar se nuk flet me të atin dhe zënkat mes tyre kanë qenë të shpeshta pasi ngjajnë shumë. “Më mungon shumë sepse momentalisht nuk flas më. Ngjajmë shumë dhe ndoshta është personi i vetëm që nuk toleroj. Ai është gjaku im dhe këtu mbaron gjithçka”, u shpreh Niko. Shpresojmë që Niko t’i ketë rregulluar marrëdhëniet me të atin.

Ornela Vorpsi dhe Laura Vorpsi janë motra, por nuk flasin me njëra-tjetrën. Këtë e deklaroi Ornela në emisionin “Opinion” duke u shprehur se ato kanë vendosur të mos kenë asnjë marrëdhënie bashkë. “Kur nuk kam çfarë shkëmbej me njerëzit, nuk më intereson. Nuk kam raport me motrën”, u shpreh Ornela. Dy motrat jetojnë në vende të ndryshme e me siguri distanca ka bërë të vetën, Ornela jeton në Paris ndërsa Laura në Tiranë.

Dafina Zeqiri dhe motra e saj Besa nuk flasin me babanë e tyre prej vitesh. Motra e Dafinës ka deklaruar se babai i tyre i ka braktisur kur ishin të vogla prandaj tani nuk flasin më.

“Babai ka qenë shumë i preokupuar për të lënë shumë femra shtatzënë dhe për t’i lënë fëmijët jetimë”, ka deklaruar Besa, motra e Dafinës në një letër për redaksinë e “Telegrafit”.

Edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha për një kohë nuk foli me të atin dhe shkak u bë një klip i këngëtarës. Skenat provokuese në klipin Hurrah nuk i pëlqyen të atit. “Nuk mund të përballoj më, më turpërove. Jam shumë i mërzitur me ty”, i tha babai i Bebes.

“E kuptoj si baba dhe arsyen pse mesazhi ishte pak i ashpër. Jam e mërzitur që ai ende nuk më flet, por është babai im”, shkroi Bebe në një postim në Twitter. Megjithatë këngëtarja i ka rregulluar tashmë marrëdhëniet me të atin, transmeton xing.al.

Këngëtarja e njohur Zanfina Ismajli e ftuar në emisionin “Tour de cool”, ka treguar se nuk fliste me motrën e saj, Emën. Të dyja jetonin në një shtëpi, por nuk flisnin me njëra-tjetrën për arsye që nuk dihen. Për katër javë motrat i kanë mbajtur mëri njëra-tjetrës, por ka qenë mamaja e tyre që i ka pajtuar.

Fjodora Fjora ka deklaruar se nuk i ka marrëdhëniet e mira me kunatën e saj. E ftuar në emisionin “Thumb”, Fjodora tregoi se herë pas herë ato nuk flasin. “Im vëlla i thotë gruas: Vjen motra ime, vjen mami me babin, vjen Bela (qeni), vijnë ca vende bosh pastaj vjen ti”, ka tregauar Fjodora. Kur moderatorja e pyeti nëse kunata i flet, Fjodora u përgjigj: “Herë pas here jo. Ajo nuk është as shqiptare, nuk e kupton fare këtë. Por unë e ndjej shumë që ajo nëse ka një person problem në jetën e vet, kjo jam unë. E ndjej që ajo më ka parë si rrezik”./Xing.al

Këshilla për Marketingun
Shtepi ne shitje