5 VIP-at shqiptarë që u maskuan si personazhe të Disneyt këtë Halloween

Xing

E Premte 1 Nëntor 2019, 21:09 / Kategoria XingFeed /  Read in English

Shumë nga VIP-at shqiptarë u përfshinë në frymën e Halloween-it. Ato u transformuan në personazhin e preferuar dhe zgjedhja e shumë prej tyre përkonte me protagonistë nga Disney. Ne të "Xing.al" po iu sjellim një listë të VIP-ve që këtë Halloween na rikujtuan përrallat e bukura me princër e me princesha, me zana, magji, e me personazhe të tjera shumë të dashura:

1. Luana
Bjonde, me lente ngjyrë bojëqielli dhe fustan në stil princeshe të së njëjtës ngjyrë, Luana u transformua në Hirushe, një ndër princeshat më të preferuara të përrallave:

2. Fifi
Këngëtarja shumë e dashur nga publiku, Fifi, u maskua si zana kumbarë e Hirushes këtë Halloween. E veshur me një fustan të kuq dhe me një kurorë lulesh në kokë, ajo duket sikur sapo ka dalë nga libri i përrallave:

3. Emina Çunmulaj
Në kuadër të festës, Emina dhe dy vogëlushet e saj përfaqësuan familjen e "Toy Story". Kukullat e të njëjtit emër konsiderohen si një prodhim i Disneyt shumë i pëlqyer nga të gjithë:

4. Linda Halimi
Edhe këngëtarja e njohur Linda zgjodhi që këtë Halloween të përfaqësonte një ndër personazhet e Disneyt, konkretisht princeshën Jasmine nga "Aladini":

5. Arbana Osmani
Arbana dhe vogëlushi i saj Joni u maskuan si Mickey Mouse dhe Minnie Mouse. Të gjithë të apasionuarit pas "Disneyt" duhet ta dinë që këto janë ndër kukullat më të dashura:

Këshilla për Marketingun
Shtepi ne shitje