Sa të ëmbël: Ja si janë maskuar fëmijët e VIP-ave këtë Halloween

Xing

E Enjte 31 Tetor 2019, 18:06 / Kategoria XingFeed /  Read in English

Festa e Halloween-it vitet e fundit është përhapur shumë në Shqipëri ndërkohë që në shumë vende të botës konsiderohet si një ndër festat më të rëndësishme. Ndonëse quhet ndryshe dita e rikthimit të shpirtrave, Halloween mbahet si një ndër festat më argëtuese pasi iu jep mundësinë të gjithëve të maskohen në personazhin që dëshirojnë. VIP-at shqiptarë kanë treguar se janë tepër të dhënë pas kësaj feste, jo vetëm ata por dhe fëmijët e tyre, të cilët janë maskuar si personazhet e tyre të preferuar. Ne të Xing.al më poshtë po iu sjellim disa foto të vogëlushëve, si janë maskuar këtë Halloween:

1. Joeli
Vogëlushi shumë i dashur i Amarda Toskës dhe Ermal Mamaqit këtë Halloween është veshur si Drakula:

2. Khloe
Zaimina Vajsari e ka veshur bebushen e saj bukuroshe si Maleficent:

3. Roan
Vogëlushi i ëmbël i Majkut dhe Majlinda Zekës është veshur si Batman:

3. Ansi
Djali i Andrrës dhe Sinan Hoxhës duket se e ka të qartë profesionin që dëshiron të ketë në një të ardhme. Këtë Halloween ai është veshur si polic:

4. Liani
Vogëlushi i Vesës dhe Big Bastës ka surprizuar të atin këtë Halloween duke u transformuar si ai:

5. Joni
Vogëlushi simpatik i Arbana Osmanit, është veshur si Mickey Mouse dhe duket kaq i ëmbël:

6. Renee
Edhe vajza e Nora Istrefit dhe Robert Berishës duket se po e shijon shumë atmosferën e festës. Shihni sa thjesht dhe bukur është maskuar ajo:

7. Paridi
Djali i Ingrid Gjonit ka zgjedhur një maskë të frikshme këtë Halloween por e qeshura në fytyrën e tij sërish e bën të duket shumë i ëmbël:

Këshilla për Marketingun
Shtepi ne shitje