Alban Skënderaj bën namin në Itali, nderohet me çmimin e rëndësishëm

Xing

E Hënë 14 Tetor 2019, 19:07 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Alban Skënderaj është padyshim një ndër këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar. Për të qenë sa më afër fansave, përveç projekteve muzikore, ai jep shpesh dhe koncerte live.

Së fundmi përmes një postimi në Instagram, Albani ka lajmëruar se kjo është ‘java ilaliane’ për të. Pas performancës në Firenzë, ai do të udhëtojë për në Pistoia së bashku me familjen. Arsyeja e këtij udhëtimi është një koncert që do të mbajë të Shtunën në teatrin e Aglianës.

Pas koncertit në Itali, Albani do të rikthehet ditën e Hënë në Tiranë ku do të nderohet me një cmim të rëndësishëm gjatë një eventi për promovimin e gjuhës italiane nga Ambasada Italiane në Shqipëri. ‘Jam i bindur se shumë nga ju, ashtu si unë, në mënyrë direkte apo indirekte janë influacuar ose frymëzuar në jetë nga kjo gjuhë melodioze dhe ky shtet i cili ka qenë, është dhe do të jetë mik i shqiptarëve. Me krenari mund të them tashmë se shqiptarët që jetojnë në Itali janë intergruar në mënyrë shembullore ndërsa ata që jetojnë në Shqipëri si për muzikën, kinematigrafinë, modën, ushqimin etj e ndjejnë Italinë afër më shumë se çdo shtet tjetër’, ka shkruar mes të tjerash Albani në postimin e bërë në Instagram.

Shtepi ne shitje