Një javë pas lindjes, Leonita na i ëmbëlsoi sytë me foton pranë vogëlushes

Xing

E Hënë 14 Tetor 2019, 18:06 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Sot është bërë një javë që nga dita kur në familjen Xhaka, u shtua një ëngjëll i vogël. Futbollisti i njohur Graniti dhe partnerja e tij Leonita u bënë prindër për herë të parë me një vajzë.

Dyshja ende nuk e ka zbuluar një foto të portretit të vogëlushes, por kanë bërë të ditur që i kanë lënë emrin e bukur, Ayana. Ardhja e saj në jetë i ka lumturuar të gjithë familjarët, të cilët e kanë pritur me dhurata e urime të shumta.

Ditën e sotme Leonita ka ndarë një foto të ëmbël me vogëlushen. Në foton në fjalë shihet dora e Ayanës pranë dorës së nënës së saj. ‘Ëngjëlli jonë i vogël, një javë’, ka shkruar ajo krahas fotos duke etiketuar dhe emrin e Granitit.

Shtepi ne shitje