Si një çift i dashuruar, Romeo dhe Jonida pozojnë për herë të parë së bashku

Xing

E Enjte 10 Tetor 2019, 23:11 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi janë kthyer në një nga çiftet më të preferuar të publikut dhe çdo e re nga ta përbën kuriozitet. Prej muajsh lidhja e tyre ka qenë në qendër të vëmendjes dhe çifti shpeshherë është kapur mat në momente private.

Mirëpo vetëm sot më në fund ata vendosën të pozojnë krah njëri-tjetrit. Ishte Romeo ai i cili postoi një foto ku shfaqet krah Jonidës teksa të dy duken shumë të dashuruar teksa shihen në sy.

"Mision i mundur", shkruan Romeo krah kësaj fotoje ndërsa Jonida i ka komentuar plot emoji me zemra.

Kujtojmë që tani Romeo dhe Jonida do punojnë në të njëjtin vend. Jonida do të jetë pjesë e jurisë në emisionin e ri të Bora Zemanit "ADC" i cili fillon së shpejti në Tring, platformë në të cilën punon edhe Romeo.

Këshilla për Marketingun