Rudina Dembacaj dhe Gent Zenelaj i bëjnë kërkesë live në emision Kryetabashkiakut të Lezhës

Xing

E Enjte 10 Tetor 2019, 00:12 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Në "Soirée" mbrëmjen e sotme janë bërë bashkë figurat dhe personalitetet më të njohura nga qyteti i Lezhës për temën "Nata lezhiane". Mes të ftuarve ishin edhe Gentian Zenelaj, Rudina Dembacaj dhe Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu.

Gent Zenelaj dhe Rudina Dembacaj i kërkuan live në emision Pjerin Ndreut që ai të bënte më shumë gjëra në lidhje me promovimin e qytetit dhe artit e kulturës.

"Dhe zotëria aty, zoti Pjerin ka një detyrë madhore bashkë me ne këtu që me e tregu Lezhën dhe me e hap për gjithë Shqipërinë. Duhet marrë përsipër detyra shumë të mëdhaja me kthy shkëlqimin e Lagunës, me rrit gastronominë, me rrit Pallatin e Kulturës", u shpreh Zenelaj.

Ndërsa Dembacaj theksoi se një vëmendje të madhe duhet të marrë Pallati i Kulturës në Lezhë. "Unë bëhem shumë xheloze për festat që bëhen në Korçë, sepse Lezha dhe Pjerini i ka të gjitha mundësitë. Ja ku është, duhet ta bëjë", tha Rudina Dembacaj.

"Do e provojmë për Vit të Ri të bëjmë diçka qëtë ngelet në mendje gjatë në Lezhë", është përgjigjur Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu. 

Këshilla për Marketingun