'Dil që aty se e theve', Arbana luan me djalin e saj e të Xhemit dhe na shkriu së qeshuri

Xing

E Mërkurë 9 Tetor 2019, 23:11 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Dihet tashmë që Arbana dhe Xhemi janë mikesha shumë të ngushta dhe i shohim shpesh bashkë. Shoqëri mes tyre tani kanë krijuar edhe djemtë e dy moderatoreve.

Arbana e ka kaluar pasditen e sotme në shtëpinë e Xhemit dhe ka lozur së bashku me fëmijët e tyre.

Ka qenë Xhemi ajo që ka postuar një foto ku Arbana shfaqet duke u futur në koshin me lodra teksa fëmijët shkrihen së qeshuri me veprimin e saj.

"Dil që aty teta Pana se e theve", i ka thënë Xhemi Arbanës të cilën me përkëdheli e thërrasin Pana. Edhe Arbana ka postuar një foto nga ky moment duke shkruar me humor: "Futu dhe ti teta Pana".

Këshilla për Marketingun