Lamtumirë Ertugrul: Publikohet spoti i sezonit të ri të serialit me Burak Ozçivit

Xing

E Mërkurë 9 Tetor 2019, 20:08 / Kategoria Showbiz nga Bota /  Read in English

"Ertugrul" ka dhënë lamtumirën pasi pas 5 sezonesh nuk do të jetë më pjesë e serialit më të ndjekur në Turqi. Në sezonin e ri do të shohim aktor kryesor Burak Ozçivit i cili do luajë rolin e Osman Gazit, djalit të Ertugrulit.

Mbrëmjen e sotme kompania ka publikuar spotin e sezonit të ri të serialit i cili tanimë mban një emër tjetër "Kuruluş Osman". 

Në spot shfaqet Burak Ozçivit, gati për të filluar një epokë të re.

Nuk është zbuluar ende data e nisjes së serialit, por me të filluar në Turqi, ky serial pritet të transmetohet gjithashtu edhe në Shqipëri.

Gjithashtu nuk është zbuluar ende kasti i plotë, por thuhet se krah Burak Ozçivit do luajë aktorja Aslihan Karalar.

 
Këshilla për Marketingun