Aktori i njohur jep lajmin e ëmbël, po bëhet baba për herë të gjashtë

Xing

E Mërkurë 9 Tetor 2019, 18:06 / Kategoria Showbiz nga Bota /  Read in English

Aktori i njohur amerikan James Van Der Beek do bëhet baba për herë të gjashtë. James ka zbuluar se bashkëshortja e tij, Kimberly është shtatzënë.

"Jemi shumë të emocionuar të ndajmë me ju lajmin se një vogëlush do i shtohet familjes sonë. Ne zgjodhëm që ta shfaqim ekografinë gjatë Dancing with the stars dhe nuk e mendonim kurrë se do ta bënim këtë, por Kimberly donte ta ndante këtë moment", shkruan aktori.

James dhe Kimberly u martuan në vitin 2010 dhe kanë 5 fëmijë, Olivia, 9 vjeç, Annabel Leah, 5 vjeç, Emilia, 3 dhe Gwendolyn, e lindur vitin e kaluar dhe djali Joshua, 7 vjeç. 

Këshilla për Marketingun