Marina shkëlqeu në ‘Klanifornia’, Getoari ka dy fjalë për t’i thënë

Xing

E Diel 6 Tetor 2019, 11:11 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Vetëm pak kohë më parë qarkulluan thashethemet se martesa e Getoar Selimit me Marina Vjollcën po pësonte një krisje, për shkak se bashkëshorti i saj nuk e lejonte të ishte pjesë e televizionit. Këto lajme mesa duket ishin të pavërteta, pasi mbrëmjen e djeshme bukuroshja u rikthye në ekran.

‘Klanifornia’ ishte emisioni që riktheu sërish në ekran moderatoren e njohur. Të gjithë u kënaqën pafund me batuatat dhe humorin e hollë. Ndërkohë i ftuari special i mbrëmjes ishte Majku.

Majk njihet për miqësinë e ngushtë me Getoarin, pasi janë pjesë e labelit “BabaStars”. E pikërisht bashkëshorti i Marinës gjeti rastin të përgëzojë bukuroshen dhe Majkun për praninë e tyre së bashku.

Përmes një fotoje ku duken Marina dhe Majk, Getoari ka rrëfyer se ndjehet krenar. Mesa duket Geti nuk e ka aspak problem që moderatorja është rikthyer sërish, përkundrazi ai ndjehet krenar për gruan.

 

Këshilla për Marketingun
Shtepi ne shitje