Sherre dhe dashuri: Njihuni me 5 çiftet VIP shqiptar që zihen më së shumti

Xing

E Martë 1 Tetor 2019, 17:05 / Kategoria XingFeed /  Read in English

S’mund të mos flasim për zënka kur flasim mbi dashurinë, sepse ato sidoqoftë janë të pashmangshme dhe ndonjëhere paksa të nevojshme për t’a mbajtur gjallë dashurinë. Kështu rrëfejnë dhe vipat shqiptar, të cilët tanimë kanë një marrëdhënie të konsoliduar dhe shumë të bukur.

1. Të parët në listë sa i përket zënkave të shumta që kanë në marrëdhënien e tyre në përditshmëri, janë moderatorja e dashur për publikun Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani. Edhe pse kanë shumë pak kohë që  kanë dalë hapur para publikut, ata të dy kanë treguar se megjithëse duhen shumë, zënkat janë aq të shpeshta sa mund të ndodhë që të ndahen e të pajtohen sërish brenda një harku kohor prej dy orësh. Këtë e ka treguar vetë Fatma duke folur po ashtu lidhur me këngët e saj të preferuara në Pop Culture.

2. Një tjetër çift që nuk bëjnë dot pa u zënë janë Venera Lumani dhe Lind Islami. Të ftuar në studio televizive, ata na kanë njohur me një anë të errët të tyren, që zihen aq herë sa shpesh harrojnë edhe arsyen pse. Përpos faktit që duhen shumë, ata kanë thënë se kapen aq shumë me “defektet” e njëri- tjetrit sa kjo kthehet në një problem të vërtetë. E megjithatë pas pak çastesh gjithçka ndryshon dhe përqafohemi, -ka përfunduar vet Venera.

3. Në këtë listë bëjnë pjesë edhe këngëtarja aq e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj dhe bashkëshorti i saj Bes Kallaku. Në një intervistë në Tv Klan, vet Xhensila ka pohuar se ata grinden shpesh me njëri-tjetrin, por kjo zgjat fare pak pasi batutat e Besit ia rikthejnë sërish buzëqeshjen,- bën me dije ajo. Kjo mund të lidhet disi me diferencën e konsiderueshme të moshës që ata kanë, plot 8 vite, e megjithatë mbeten një nga çiftet më të bukur të estradës shqiptare.. Si thoni ju?

4. Sinan Hoxha dhe Andra Destani janë një nga çiftet më simpatik, por kjo nuk i ka ndaluar të jenë paksa agresivë kundrejt njëri-tjetrit. Vet dyshja ka treguar në intervista të shumta televizive se si cdo çift tjetër, edhe ata kanë debatet dhe zënkat e tyre të momentit, por që gjithçka mbyllet aty dhe harrohet në fund të ditës. Edhe këtu në fakt duhet të theksojmë se diferenca e moshës mes tyre është plot 20 vite, mjaft e lartë krahasuar me çiftet e tjera të showbizit, e megjithatë ata jetojnë një dashuri të bukur së bashku.

5. Ata janë një çift relativisht i ri në estradën shqiptare, por që pëlqehen aq shumë nga publiku pasi çdo këngë që bëjnë, si veçmas ashtu edhe së bashku rezulton një hit i padiskutueshëm. E kemi fjalën për Eni Koçin dhe Genc Prelvukaj, të cilët kur vjen fjala për zënka dhe xhelozi janë të parët. Kështu të paktën kanë rrfyer ata në studio televizive mbi marrëdhënien e tyre. E pyetur nëse kanë zënka e debate, Eni ka pohuar se të qënit natyre impulsive dhe xheloze i shpie gjithnjë në sherre të mëdha. “Por ku ka dashuri ka edhe kështu gjërash”, -e ka mbyllur deklaratën e saj Koçi. Dhe është shumë e vërtetë.

Këshilla për Marketingun