‘Dje kishe 500 lekë, sot hap shampanja’, Besi ia mbyll mirë gojën fansit

Xing

E Mërkurë 18 Shtator 2019, 16:04 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Bes Kallaku është një ndër aktorët më të pëlqyer nga publiku. Ai është po ashtu një ndër më të ndjekurit në Instagram, ku është shumë aktiv me postime. Besi njihet nga shumica për thjeshtësinë dhe transparencën që e karakterizon, mirëpo sic shihet nga postimi i tij i fundit ka dhe njerëz që mendojnë se me famën ai është tjetërsuar.

Aktori ka shpërndarë në profilin e tij të Instagramit një video në të cilën shfaqet duke u munduar të hapë si duhet një shishe shampanje. Besi arrin ta hapë shishen dhe në sfond dëgjohen brohorima pasi ai ia ka marrë dorën dhe fatmirësisht nuk e theu.

Komentet në postin e tij nuk kanë munguar dhe disave prej tyre aktori iu ka kthyer dhe përgjigje. Një ndjekësi të tij i është dukur se Besi po shet mend me anë të videos në fjalë, prandaj dhe i ka lënë komentin: “Pordhët e juaja, deri dje rrije me 500 lekë në xhep tani hap shampanja me pordhë”. Ndërkohë Besi i është përgjigjur duke përdorur humorin dhe ironinë njëkohësisht: “Po ça t’boj o zemra, të rri të hap shishet e dhallës vetëm pse ta ka qefi ty?”, shkruan ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on

Këshilla për Marketingun